Me se mundemi të të ndihmojmë?

Shkruaj pyetjen ose emrin e karakteristikës për të cilën kërkon ndihmë

Pyetje të shpeshta

  1. Kam harruar fjalëkalimin. Çfarë mund të bëj?
    Kliko në lidhjen Rikujtim fjalëkalimi? në faqen Hyrje dhe ndiq diktimet për ta rivendosur.
  2. SI mundem të kontrolloj privatësinë time?
    Privatësia kontrollohet nëpërmjet lidhjes 'Preferenca' në cepin e çdo faqeje. Aty do të gjesh opsione për të kontrolluar kush mund të shikojë profilin tënd e të të kontaktojë, si të përshtasësh nivelin e sigurisë kur firmos hyrjen, si mund të kujdesesh për fotografitë e tua me tipare sigurie e shumë të tjera.

    Për më shumë detaje mbi Privatësinë tënde, të lutemi lexo Politikën e Privatësisë.

  3. Si mundem të menaxhoj sigurinë time online?
    Të lutemi shikoHOT or NOT Këshillat e Sigurisë, që gjendet në fund të çdo faqeje. Ne të sygjerojmë të mos japësh kurrë informacione personale apo financiare nëpërmjet Internet-it dhe ne të sigurojmë që HOT or NOT kurrë nuk do të të kërkojmë informacione të këtij lloji nëpërmjet seksionit 'Mesazhe'.

    Nëse ke pyetje të tjera mbi sigurinë në sitin tonë, të lutemi kontakto Shërbimin e Klientit.

  4. Çfarë janë Super Fuqitë?
    Super Fuqitë të ndihmojnë të takohesh me njerëz, më shpejt. Duke u abonuar tek Super Fuqitë për të shijuar sa më shumë karakteristikat e ofurara duke përfshirë Personalizim Profili, Funksioni i Padukshëm, Kërkimi i Detajuar dhe shumë të tjera. Për të shijuar eksperiencën e Super Fuqive kliko në figurën 'Aktivizo Super Fuqitë' që tregohet në profilin e HOT or NOT dhe ndiq udhëzimet. Për administrimin e abonimit të lutemi shiko 'Preferencat e Pagesës'.
  5. Si funksionojnë Kreditet?
    Ti mund të tërheqësh më shumë vëmendje në HOT or NOT duke blerë Kredite. Kreditet të lejojnë të dërgosh dhurata, të shfaqesh më shpesh në lojën Takime, të Ngjitesh Lart në rezulatet e kërkimeve dhe të shfaqesh nën Prozhektor në krye të çdo faqeje të HOT or NOT, duke inkurajuar kështu të tjerët për të vizituar profilin tënd. Ti mundesh gjithashtu të mundësosh një mjet rimbushjeje automatike për të mos qënë kurrë pa kredite!

    Ti mund të menaxhosh rimbushjen automatike tek Preferencat e pagesës.

  6. Çfarë mund të bëj nëse kam probleme me pagesën?
    Nëse ekzistojnë pyetje në lidhje me pagesat, të lutemi mos hezito të kontaktosh Ekipin e Shërbimit të Klientit pranë nesh dhe me kënaqësi do të të ndihmojnë.
  7. Si e fshij profilin tim?
    Nëse në të vërtetë dëshiron të fshish profilin tënd në HOT or NOT, hyr në llogari dhe kliko në "Preferenca". Në vazhdim përzgjidh lidhjen 'Fshij Profilin' në anën e majtë të faqes dhe ndiq udhëzimet që jepen. Nëse nuk po mundesh të hysh në llogarinë tënde, ti mund të ripërcaktosh fjalëkalimin tënd në këtë faqe.

    Nëse dëshiron të dish më shumë, të lutemi shiko Politikën e Privatësisë tonë.
Shqip