Rregullorja e Komunitetit

Kjo Rregullore dhe Termat dhe Kushtet tona janё formuluar pёr tё siguruar qё çdo pёrdorues mund tё kalojё bukur në Hot or Not me siguri dhe pёrgjegjёsi.

Hot or Not Sa lejohen

Ngarko vetëm fotografi e video të tuat

Për ne të drejtat e autorit janë shumë të rëndësishme. Nëse një video apo një fotografi nuk të përket, të lutemi mos e posto sepse është kundra rregullores dhe ti do të bllokohesh nga Hot or Not.

Respekto përdoruesit e tjerë

Ne jemi një komunitet plot diversitet. Kjo do të thotë se ti duhet të respektosh bindjet, interesat e materialin që i përket të tjerëve kur ndodhesh në Hot or Not.

Dërgo mesazhe origjinale tek përdoruesit e tjerë

Mos kopjo e dërgo tek të gjithë të njëjtin mesazh. Lexo profilin e tyre, shiko çfarë i tërheq dhe dërgo mesazhin e përshtatshëm. 'Ah, po shikoj që të pëlqejnë sportet' është më mirë se 'Hej, shpirti!'

Ndiq rregulloren tonë

Të lutemi mos na detyro të dërgojmë paralajmërime për mosndjekjen e rregullores e të të bllokojmë, luaj bukur që të argëtohesh në Hot or Not!

Nda jetën tënde me gjithë botën

Hot or Not të lejon t'i flasësh gjithë botës për veten e për sa bën. Përfito plotësisht nga mundësia e një komuniteti fantastik si dhe për të folur për veten!

Argëtohu

Shijoje kohën që kalon në Hot or Not. Bisedo me persona dhe takohu në jetën reale. Çdo gjë që bën, bëje për të kaluar sa më bukur!

Hot or Not Sa ndalohen

Mos abuzo me fjalët e tua askënd

Në Hot or Not duhet të sillesh në të njëjtën mënyrë si dhe në jetën e përditshme. Trajtoji njerëzit ashtu si do t'i trajtoje sy për sy.

Mos u shtir si dikush tjetër

Ne shpresojmë se ti do të njihesh me persona të vërtetë në Hot or Not, pra ne presim të përdorësh emrin, fotografinë e të dhëna të vërteta në profilin tënd. Mos u shtir si tjetër person e mos krijo profile si çift apo grup.

Mos posto të dhënat e tua publikisht

Të lutemi të mos publikosh numrin e telefonit, adresën, email-in apo URL në profilin tënd, në fotografitë e tua apo në komente publike. Ne këto të dhëna gjithmonë i fshijmë.

Mos ngarko material jo të këndshëm dhe pornografik

Sigurisht, në internet mund të gjesh vende për të ngarkuar e për të parë pornografi e fotografi e video shokuese. Ky nuk është vend i tillë. Mos e bë këtë gjë. Kjo nuk do të thotë se nuk pranojmë fotografi seksi, thjesht nuk duhet tepruar me to.

Mos kryej asnjё veprim tё paligjshёm nё sitin tonё

Nёse kryen veprim tё tillё në Hot or Not, ne nuk do ta marrim lehtё, por mund të të bllokojmë nga faqja jonë dhe do tё tё raportojmё menjёherё nё autoritetet pёrkatёse.

Mos dёrgo spam

Mos u mundo tё shesёsh produkte, site tё tjera apo qoftё edhe veten nё Hot or Not. Ne do të bllokojmë menjëherë.

Mos posto fotografi të fëmijëve të tu

Çdo përdorues ka të drejtë të tregojë se ka fëmijë në profil apo gjatë bisedave, po është kundra rregullores së Hot or Not të postosh fotografi fëmijësh, edhe në ato raste kur dhe je dhe ti në fotografi.

Nёse nuk respekton Rregulloren, fillimisht do paralajmёrohesh (por ka dhe raste bllokimi të menjëhershëm). Mё vonё mund të fshihet llogaria nё rast se sjellja vazhdon. Kёto rregulla janё shkruajtur pёr ta mirёmbajtur Hot or Not si njё vend argёtimi dhe miqёsie pёr tё gjithё, për këtë të lutemi t'i ndjekësh kur e përdor këtë site.